Ndërlidhjet

Incident ajror iraniano-amerikan


Ilustrim
Ilustrim
Pentagoni tha se një aeroplan luftarak i është afruar një aeroplani vëzhgues pa pilot të SHBA-së mbi Gjirin Persik.

Zëdhënësi George Little tha se incidenti ka ndodhur të martën mbi ujërat ndërkombëtare.

Ai tha se aeroplani iranian F4 ka fluturuar deri në 25 kilometra afër avionit të paarmatosur pa pilot Predator, por është larguar pasi që një pilot i një aeroplani përcjellës amerikan ka dërguar një paralajmërim verbal.

Little tha se aeroplani amerikan po kryente mision vëzhgimi “rutinor dhe të klasifikuar”.

Në nëntorin e kaluar, një aeroplan iranian luftarak, ka shtënë por nuk e ka qëlluar një aeroplan amerikan pa pilot mbi Gjirin Persik.

Në dhjetor të 2011, Irani ka kapur një aeroplan amerikan të spiunazhit.
XS
SM
MD
LG