Ndërlidhjet

Gazetari i Reuters akuzohet për krime kibernetike


Ilustrim

Ilustrim

Një gazetar i agjencisë së lajmeve Reuters është akuzuar nga autoritetet amerikane për konspiracion me grupin e hakerëve “Anonymous” me qëllim që të futej në kompjuterët e një kompanie tjetër mediale.

Aktakuza federale e ngarkon Matthew Keys m akuzat se se iu ka dhënë hakerëve informacione për të hyrë në sistemin kompjuterik të Tribune Company dhe të ndryshojë nëj artikull në uebfaqen e “Los Angeles Times.”

Keys, 26 vjeçar, ka punuar në Tribune para se t’i bashkohej Reuters në vitin 2012 si redaktor i mediave sociale.

Hyrja në sistemin e Tribune dyshohet se ka ndodhur në dhjetorin e 2010-ës, pak kohë pasi kompania e kishte shkarkuar Keys-in.

Nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet me 10 vjet burg dhe 250 mijë dollarë gjobë.
XS
SM
MD
LG