Ndërlidhjet

BE debaton heqjen e embargos për guerilët sirianë


Liderët e BE-së, Bruksel, 14 mars, 2013

Liderët e BE-së, Bruksel, 14 mars, 2013

Liderët e Bashkimit Evropian në një samit në Bruksel pritet të debatojnë thirrjen franceze për BE-në që të heqë embargon e armëve për kryengritësit opozitarë sirianë, që po luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Presidenti francez Francois Hollande tha se regjimi nuk është i interesuar në zgjidhjen politike të konfliktit dyvjeçar dhe Evropa nuk mund të qëndrojë pasive derisa sirianët “masakrohen”.

Franca tha se është e gatshme, që të pajisë me armë kryengritësit, madje edhe nëse BE nuk e heq embargon, e cila përfundon në fund të majit.

Britania gjithashtu mbështet heqjen e embargos, por shtetet tjera, përfshirë Gjermaninë, i kanë rezistuar kësaj ideje.

Debati vjen në kohën kur ka raporte se Irani dhe Rusia kanë vazhduar ta furnizojnë me armë regjimin e Assadit.
XS
SM
MD
LG