Ndërlidhjet

KS dënon dhunën në kufirin siriano-libanez


Siri...
Siri...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur “shqetësimin e thellë” mbi trafikimin e armëve nga Libani për në Siri dhe ka dënuar të shtënat e vazhdueshme në kufirin libanezo-sirian.

Deklarata shënon një rast të rrallë kur Këshilli i Sigurimit mban qëndrim unik ndaj luftës siriane. Rusia dhe Kina kanë bllokuar tri rezoluta të mëparshme, që bënin thirrje për të bërë presion ndaj regjimit sirian, për t’i dhënë fund konfliktit dyvjeçar.

Në deklaratën e re, KS i OKB-së tha se është thellë i shqetësuar për “incidentet e përsëritura në kufirin ku nga të shtënat ka pasur vrasje dhe lëndime në mesin e popullatës libaneze”, si dhe rrëmbime e trafikim armësh në kufirin libanezo-sirian.

Në të bëhet thirrje për “respektim të plotë “të sovranitetit, unitetit dhe integritetit territorial të Libanit.

Rreth 360 mijë sirianë kanë ikur si pasojë e konfliktit në Liban.
XS
SM
MD
LG