Ndërlidhjet

The Lancet: Lufta në Irak la 120 mijë të vrarë


Foto nga Bagdadi, 2003.

Foto nga Bagdadi, 2003.

Një raport i ri i magazinës restigjioze “The Lancet” tha se të paktën 116 mijë civilë irakianë dhe më shumë se 4 mijë e 800 trupa të huaj kanë vdekur në Irak në mes të marsit të vitit 2003 dhe largimit të forcave amerikane në vitin 2011.

Studimi i kryer nga dy profesorë amerikanë, gjithashtu ka vlerësuar se përfshirja e SHBA-së në Irak i ka kushtuar Uashingtonit 810 miliardë dollarë.

Duke i bazuar gjetjet e tyre në studimet e publikuara dhe raportet, hulumtuesit thanë se shumë “civilë irakianë janë lënduar ose sëmurë si pasojë e dëmtimit” të infrastrukurës shëndetësore, derisa pesë milionë irakianë thuhet se janë zhvendosur.

Në të thuhet se më shumë se 31 mijë amerikanë janë lënduar dhe një “përqindje substanciale” e trupave amerikane ka vuajtur nga çrregullimet psikologjike.

Përvjetori i dhjetë i invazionit amerikan në Irak është më 19 mars.
XS
SM
MD
LG