Ndërlidhjet

Përmbytet Shkodra


Foto ilustruese nga arkivi
Foto ilustruese nga arkivi
Mediat në Shqipëri njoftojnë se nga dyfishimi i shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës uji ka vërshuar deri në Qarkun e Shkodrës.

Raportohet se qyteti i Shkodrës gjendet pjesërisht nën ujë.

Zonat e përmbytura janë lagjet Bahçallëk, Ajasëm, Mark Lulaj dhe Pedonalja.

Nën ujë dhe me qindra familje të izoluara ndodhen në disa komuna pranë qytetit.

Gjendje kritike raportohet edhe në Qarkun e Fierit. Lumi i Vjosës ka mbërritur nivelin kritik dhe po del nga shtrati i tij.

Nën ujë janë komunat Hekal, Kut, Cakran dhe Frakull, ku dhjetëra familje të tjera janë të izoluara.

Situata është e rënduar edhe në Lezhe. Lumi i Matit është në pike kritike, ndersa Fani i Vogel rrezikon nenstacionin e Mirditës, njoftojnë mediat shqiptare.
XS
SM
MD
LG