Ndërlidhjet

logo-print

Shmanget shpërthimi i kamionit-bombë


Armët e zëna nga autoritetet, Kabul, 15 mars, 2013

Armët e zëna nga autoritetet, Kabul, 15 mars, 2013

Agjencia afgane e zbulimit tha se forcat e sigurisë në Kabul kanë zbuluar nëj kamion me gati tetë ton eksploziv dhe kanë shmangur shpërthimin e tij.

Drejtoria Kombëtare e Sigurisë (NDS) tha se sulmi ishte planifikuar nga rrjeti Haqani, që ka lidhje me Al-Qaedan si dhe nga udhëhqësit talibanë me seli në Pakistan, edhe pse nuk dhanë ndonjë provë konkrete.

Autoritetet thanë se kamioni ishte zbuluar në fillim të kësaj jave në lindje të Kabulit.

Aty thuhet se kishte municion për të shkatërruar “një zonë me diameter prej 1.5 kilometrash”.

Forcat e sigurisë i vranë pesë të dyshuar dhe i arrestuan dy të tjerë. Lajmi për komplotin vjen një një javë pasi një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë jashtë Ministrisë së Mbrojtjes në Kabul.

Sulmi vrau nëntë vetë. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel ishte për vizitë në një bazë të NATO-s pranë.
XS
SM
MD
LG