Ndërlidhjet

Thaçi nis vizitën në Norvegji


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministrit i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e parë të vizitës, në Norvegji është pritur nga ministri i Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide.

Sipas një njofitmi për media, Thaçi ka falënderuar Qeverinë norvegjeze për mbështetjen e vazhdueshme për proceset zhvillimore në Kosovë, si në sistemin e drejtësisë, arsimin, por edhe në trashëgiminë kulturore.

"Duke pasur parasysh faktin se Norvegjia është ndër shtetet themeluese të Aleancës Veri-atlantike, kryeministri Thaçi kërkoi mbështetje politike dhe ofrim të asistencës teknike për arritjen e standardeve që kërkohen, që edhe Republika e Kosovës të jetë pjesë e Partneritet për Paqe", thuhet në njoftim.

Nga ana e tij, ministri Eide thuhet se përshëndeti progresin e Kosovës, si shtet i ri dhe ofroi mbështetjen e mëtejshme të shtetit norvegjez për forcimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG