Ndërlidhjet

Vatikani mohon se "papa bashkëpunoi me juntën"


Papa Françesku...

Papa Françesku...

Vatikani këmbëngul që akuzat se Papa Françesku ka bashkëpunuar me diktaturën ushtarake e cila ka udhëhequr vendin e tij Argjentinën gjatë viteve 1976 - 1983 janë të pabazuara dhe politikisht të motivuara.

"Asnjëherw nuk ka pasur akuza konkrete dhe të besueshme kundër tij, ai është marrë në pyetje nga gjyqtarët e Argjentinës si dikush që ka qenë ‘informant’, dhe ai ka ofruar dokumente për të hedhur poshtë këto akuza" tha zëdhënësi i Vatikanit, At Federiko Lambardi.

Nga Argjentina pretendohej se Papa Françesku nuk ka bërë mjaftueshëm në të kaluarën e tij për të shpëtuar dy priftërinjë të kidnapuar dhe torturuar nga junta ushtarake e Argjentinës.
XS
SM
MD
LG