Ndërlidhjet

KMNP kërkon shkarkimin e drejtorit të KEK-ut


Nga protesta kundër faturave të rritura të KEK-ut
Nga protesta kundër faturave të rritura të KEK-ut
Komisioni i Ministrave për Ndërmarrje Publike, në emër të aksionarit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kërkon nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut, që konform përgjegjësive të përcaktuara sipas akteve ligjore në fuqi të shkarkojë Drejtorin Menaxhues të KEK, thuhet në një njoftim për media të këtij komisioni.

Kërkesa ka të bë me ankesat e shumta të konsumatorëve për faturat e fryra të muajit janar.

“Bordi i ZRRE është i mendimit se KEK-u do të duhej të menaxhonte më mirë situatën e krijuar nga leximi jo i saktë i njehsorëve elektrikë, siç është evidentuar nga ankesa e konsumatorëve dhe e cila është reflektuar në ngritjen e pakënaqësive të konsumatorëve”, thuhet në Raportin e ZRRE-së.

Në njoftim thuhet se KEK "ka bërë gabime gjatë leximit tek konsumatorët sepse në disa raste të analizuara të ankesave që lidhen me procedurën e leximit dhe faturimit të konsumatorëve tariforë, duke mos lexuar (faturuar) konsumatorët në ditët e njëjta të muajit, si muajt paraprak".

"Tek ata konsumatorë të cilët i kemi analizuar, kjo ka pasur efekt negativ në faturën e tyre përmes zhvendosjes së energjisë së faturuar nga muaji dhjetor në janar që rezulton me: zvogëlimin e faturave të muajit dhjetor 2012; rritjen e faturave të muajit danar 2013 dhe zhvendosjen e humbjeve nga muaji janar 2013 në dhjetor 2012”, thuhet gjithashtu në raport.

Në Prishtinë janë zhvilluar disa protesta për të kundërshtuar fryrjen e faturave të KEK-ut për muajin janar.
XS
SM
MD
LG