Ndërlidhjet

Arrestohen mashtruesit e dhënies së vizave


Ilustrim
Ilustrim
Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) - Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka arrestuar tre të dyshuar për veprën penale mashtrim në tentativë.

"Pas grumbullimit të informatave gjatë procedurës paraprake hetimore lidhur me lajmin i cili është publikuar edhe në media me titull: “Kosovarët blejnë një vizë 4000 deri 6000 mijë euro”, hetuesit e DHKEK-së kanë arrestuar tre të dyshuar kosovar shqiptar: E. K(1995), M. K(1982) dhe F. S. (1988).

Me vendim të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore, thuhet ne njoftim.
XS
SM
MD
LG