Ndërlidhjet

Shqipëri – Kosovë, nënshkruhet Protokolli për Bashkëpunim


Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxha, dhe Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti, (djathtas), gjatë nënshkrimit të Protokollit në Tiranë
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxha, dhe Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti, (djathtas), gjatë nënshkrimit të Protokollit në Tiranë
Në Tiranë sot është nënshkruar Protokolli i Bashkëpunimit Ndërqeveritar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Ky dokument, i cili është vlerësuar si Protokolli më i plotë e gjithëpërfshirës në marrëdhëniet dypalëshe, është nënshkruar nga Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti, dhe Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar Ministria e jashtme e Kosovës.

Zoti Hoxhaj ka vlerësuar se ky Protokoll “është një dokument gjithëpërfshirës, i cili do t’i hapë udhë një partneriteti strategjik dhe do të mundësoj thellimin e bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, tregtisë, arsimit, shkencës, kultures, e deri te bashkëpunimi në nivel lokal”.

Ministri Panariti theksoi se Protokolli do të përshpejtoj nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera dypalëshe në fushat e interesit të përbashkët.
XS
SM
MD
LG