Ndërlidhjet

Kosovë: Ministri Beqaj nuk është kompetent për çmime të rrymës


Besim Beqaj

Besim Beqaj

Ministria e zhvillimit ekonomik e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), lidhur me përgjegjësinë e Ministrit për zhvillim ekonomik, Besim Beqaj, për çmimet e larta të energjisë elektrike, duke theksuar se “këto vlerësime nuk qëndrojnë dhe tregojnë mosnjohje elementare të të autorizimeve dhe obiligimeve të Ministrit të zhvillimit ekonomik, nga ana e KOSID-it”.

Mëtutje në reagimin e MZHE-së theksohet se kjo ministri ka “për detyrë që të përcaktoj politika zhvillimore dhe të krijoj infrastrukturë ligjore për funksionimin e ekonomisë së vendit dhe sektorit të energjisë në veçanti”.

MZHE thotë se çështja e tarifave të energjisë elektrike është kompetencë e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, institucion i cili zgjidhet dhe për punën e vet i përgjigjet Kuvendit të Kosovë.

Ministria e zhvillimit ekonomik thekson se “në vitin 2013 nuk ka pasur ngritje të çmimeve të energjisë elektrike”.
XS
SM
MD
LG