Ndërlidhjet

logo-print

SHBA me interceptorë të rinj kundër Koresë V.


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Shtetet e Bashkuara do të vendosin më shumë interceptorë anti-raketorë në bregdetin perëndimor, për t’iu përgjigjur kërcënimeve bërthamore dhe raketore nga Koreja e Veriut.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë se plani, në vlerë prej 1 miliard dollarësh, synon t’i qëndrojë përballë kërcënimit verikorean dhe përparimit të Iranit në teknologjinë e raketave balistike, me rreze të gjatë veprimi.

Plani u bën thirrje Shteteve të Bashkuara që të shtojnë 14 interceptorë në perëndim. SHBA-ja tashmë ka 30 të tillë në Kaliforni dhe Alaskë.

Plani po ashtu parasheh instalimin e një stacioni të radarit në Japoni.

Mbrojtja shtesë planifikohet të zërë vend në vitin 2017.

Hagel ka thënë se plani bën thirrje edhe për anulimin e fazës finale të sistemit anti-raketor, që Shtetet e Bashkuara janë duke ndërtuar në Evropë. Ai plan ka përfshirë instalimin e interceptorëve në Poloni dhe ndoshta në Rumani.

Rusia ka kundërshtuar sistemin e mbrojtjes raketore në Evropë, duke shfaqur frikën se sistemi është i dizajnuar për t’iu kundërvënë raketave ruse.
XS
SM
MD
LG