Ndërlidhjet

Vatikani mohon akuzat kundër Papës


Papa Françesku
Papa Françesku
Vatikani ka hedhur poshtë akuzat se Papa Françesku nuk ka folur hapur për abuzimet me të drejtat e njeriut gjatë diktaturës ushtarake në vendlindjen e tij, në Argjentinë.

Kritikët kanë sulmuar papën e ri për mosveprim gjatë “Luftës së Pistë” të Argjentinës nga viti 1976 deri më 1983, kur mijëra kundërshtarë të regjimit janë vrarë ose janë zhdukur.

Papa, i njohur më parë si Jorge Mario Bergoglio, ka qenë në atë kohë udhëheqës i priftërinjve.

Zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi, ka thënë se akuzat janë “antiklerike” dhe për to ka fajësuar “elementet e krahut të majtë”, të cilët “duan të sulmojnë Kishën Katolike Romake”.
XS
SM
MD
LG