Ndërlidhjet

Qiproja siguron ndihmën ndërkombëtare


Ilustrim
Ilustrim
Huadhënësit ndërkombëtarë kanë arritur marrëveshje për t’i dhënë Qipros ndihmë financiare në vlerë prej 10 miliardë eurosh.

Marrëveshja është bërë publike sot në mëngjes, pas disa orësh bisedime në Bruksel, ndërmjet ministrave të financave të Eurozonës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Qiproja është vendi i pestë, pas Greqisë, Irlandës, Portugalisë dhe Spanjës, që ka kërkuar financa ndërkombëtare për të mbijetuar krizën e borxheve.

Shuma prej 10 miliardë dollarësh është më pak seç pritej, pasi Qiproja ka kërkuar 17 miliardë euro.
XS
SM
MD
LG