Ndërlidhjet

logo-print

Helikopteri rus rrëzohet në Çeçeni


Ilustrim

Ilustrim


Një helikopter i llojit Mi-8, që i përkiste Shërbimit Kufitar të Rusisë, është rrëzuar në Çeçeni, duke shkaktuar vdekjen e tre prej katër personave që ndodheshin në bord.

Burimet zyrtare thonë se helikopteri është përplasur dhe përfshirë në flakë, derisa ka bërë përpjekje të aterojë në një aeroport ushtarak të rajonit të Kaukazit Verior.

Prokurorët kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse incidenti është shkaktuar nga dështimi i pajisjeve apo shkelja e rregullave të fluturimit.

Dhjetë njerëz janë lënduar në nëntor të vitit 2012 kur një helikopter i llojit Mi-8 është rrëzuar në rajonin Omsk të Rusisë.
XS
SM
MD
LG