Ndërlidhjet

logo-print

Kina finalizon kabinetin e ri qeveritar


Ilustrim

Ilustrim

Legjislatura e Kinës ka finalizuar kabinetin e saj të ri, duke miratuar ministrat e rinj të financave, tregtisë dhe çështjeve të jashtme.

Emërimi i Gao Hucheng-ut, i arsimuar në Francë, dhe i ekspertit ndërkombëtar të financave, Lou Jiwi, si ministra të Tregtisë dhe Financave siguron pritjet se politikat ekonomike të Kinës do të mbeten të qëndrueshme.

Ndërkaq, diplomati me karrierë, Wang Yi, është emëruar ministër i Jashtëm.

Instalimi i Këshillit të ri Shtetëror, ashtu siç njihet kabineti, kompleton transferimin e pushtetit të Kinës te një brez i ri i liderëve komunistë.

Ky ndryshim ndodh një herë në dhjetë vjet. Sivjet ka nisur me emërimin e presidentit të ri, Xi Jinping, më 14 mars.
XS
SM
MD
LG