Ndërlidhjet

Zgjidhjet jashtë Ahtisaarit, “rrezikojnë paqen”


Mitrovicë

Mitrovicë

Instituti Kosovar i Paqes ka apeluar te Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mbështesin një zgjidhje për veriun e Kosovës, e cila është në përputhje me frymën e Planit Ahtisaari dhe e cila nuk e cenon rendin kushtetues të Kosovës.

“Tejkalimi i një kornize të tillë dëmton rëndë kohezionin social, duke rrezikuar stabilitetin demokratik dhe radikalizmin e shoqërisë. Plani Ahtisaari ofron autonomi të mjaftueshme për komunitetin serb në Kosovë dhe nuk ka nevojë për aranzhime të reja që mund të nxisin një valë të re të kërkesave për ndarje më të madhe të pushtetit në nivel rajonal”, thuhet në deklaratën e këtij instituti.

Po sipas saj, zgjidhja për veriun e Kosovës,e cila bie ndesh me rendin kushtetues të vendit, mund të jetë nxitëse e trazirave politiko-sociale.

“Një Kosovë fragjile ndihmon në forcim të tonit nacionalist dhe krijon hapësirë për rritjen e grupeve radikale”, thekson Instituti Kosovar i Paqes.
XS
SM
MD
LG