Ndërlidhjet

Regjimi sirian zgjeron hedhjen e “bombave masive”


Siri

Siri

Organizata Human Rights Watch vë në pah se regjimi i Sirisë ka zgjeruar përdorimin e “bombave masive” kundër kryengritësve opozitarë.

Raporti, i cili citon hetimet në terren dhe videot amatore, thotë se forcat siriane, në gjashtë muajt e kaluar, kanë hedhur së paku 156 bomba të tilla në më shumë se 100 lokacione në mbarë vendin.

Bombat masive, të cilat hapen në fluturim, shpërndajnë mjete të vogla shpërthyese dhe paraqesin kërcënim aftagjatë për civilët, pasi shumë pjesë të tyre nuk shpërthejnë menjëherë.

Shumë vende kanë ndaluar përdorimin e tyre.

Raporti është publikuar një ditë pasi rebelët sirianë kanë shënuar përvjetorin e dytë të kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Assad.

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 70,000 njerëz janë vrarë në konflikt dhe katër milionë të tjerë janë zhvendosur nga luftimet.
XS
SM
MD
LG