Ndërlidhjet

Xhavit Sadrijaj - atashe ushtarak në Gjermani


Ilustrim
Ilustrim
Me vendim të ministrit të Punëve Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, të enjten në Berlin ka filluar punën atasheu ushtarak i Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, Xhavit Sadrijaj.

"Kolonel Sadrijaj në punën e tij do të angazhohet për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive, në pajtim me Marrëveshjen e Shkallës së Shërbimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Forcës së Sigurisë të Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e MPJ-së.

"Emërimi i kolonel Sadrijajt në postin e atasheut ushtarak në Berlin, është hap në kuadër të orientimeve strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, për të fuqizuar misionet diplomatike të Republikës së Kosovës dhe dinamizmin e diplomacisë kosovare", thekson njoftimi.
XS
SM
MD
LG