Ndërlidhjet

logo-print

Protesta kundër SHBA-së në Kabul


Kabul, 16 mars 2013.

Kabul, 16 mars 2013.

Qindra banorë të provincës Vardak të Afganistanit kanë protestuar para ndërtesës së Parlamentit afgan në Kabul, kundër pranisë së forcave speciale të Shteteve të Bashkuara në rajonin e tyre.

Policia ka thënë se rreth 200 deri në 500 protestues janë mbledhur në kryeqytetin afgan, duke brohoritur slogane antiamerikane dhe duke kërkuar lirimin e nëntë banorëve lokalë, që, sipas tyre, janë arrestuar nga forcat amerikane.

Zyrtarët e SHBA-së thonë se vetëm katër nga nëntë njerëzit e zhdukur janë kapur në një bastisje të përbashkët midis forcave amerikane dhe afgane.

Muajin e kaluar, presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka kërkuar nga forcat speciale të SHBA-së që të lënë Vardakun, duke i akuzuar ato për vrasje dhe zhdukje.

Por, më pastaj, ai është pajtuar për t’iu dhënë atyre më shumë kohë për të gjetur zgjidhje për sigurinë në provincën që militantët e përdorin si korridor për të sjellë armë në Kabul.
XS
SM
MD
LG