Ndërlidhjet

logo-print

Turistja zvicerane përdhunohet në Indi


Ilustrim

Ilustrim

Një turiste nga Zvicra është përdhunuar në një zonë rurale të Indisë, ku ndodhej me burrin e saj.

Autoritetet policore në rajonin Madhya Pradesh kanë bërë të ditur se një grup prej shtatë ose tetë personash kanë sulmuar çiftin, duke lidhur burrin dhe përdhunuar gruan 39-vjeçare në praninë e tij.

Sulmuesit po ashtu kanë vjedhur para dhe një telefon celular nga çifti.

Policia ka bërë të ditur se gruaja e përdhunuar është pranuar në spital.

Sulmi ndodh pas përdhunimit fatal të një studenteje 23-vjeçare në Nju Delhi, dhjetorin e kaluar.

Që atëherë, mijëra indianë kanë organizuar demonstrata publike kundër dhunës ndaj grave.
XS
SM
MD
LG