Ndërlidhjet

Guajana njeh shtetin e pavarur të Kosovës


Ilustrim

Ilustrim

Guajana ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme në Prishtinë.

"Ministri i Punëve Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një bisede telefonike që ka zhvilluar sot me ministren e Punëve të Jashtme të Guajanës, Carolyn Rodrigues–Birkett, është informuar për vendimin e Qeverisë së Guajanës për të njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës", thuhet në njoftim.

Guajana është një shtet i pavarur në bregun verior të Amerikës Jugore.

Është shtet anëtar i Komunitetit të Karaibeve, i njohur si CARICOM, dhe në kryeqytetin e saj, Xhorxhtaun, ndodhet selia e sekretariatit të kësaj organizate.
XS
SM
MD
LG