Ndërlidhjet

Shënohet 25-vjetori i sulmit me gaz në Irak


Qendra përkujtimore Halabja.
Qendra përkujtimore Halabja.
Banorët e qytetit Halabja të Irakut kanë shënuar të shtunën 25-vjetorin e helmimit me gaz të mijëra kurdëve nga Saddam Husseini.

Njerëzit me fotografi të të afërmve të vrarë në duar kanë mbajtur një minutë heshtje, në kujtim të viktimave.

Në këtë ditë, në vitin 1988, aeroplanët e regjimit irakian kanë nisur spërkatjen e qytetit me materie kimike nervore. Sulmi është menduar të qëllojë rebelët kurdë që kanë mbështetur Iranin në luftën e tij tetëvjeçare me Irakun.

Por, tre të katërtat e viktimave kanë qenë gra dhe fëmijë, duke e bërë rastin të cilësohet si njëri nga sumet më të këqija me gaz ndaj civilëve.

Organizatori i sulmit, Ali Hassan al-Majid, i njohur me pseudonimin "Aliu Kimik", është varur në vitin 2010, pas rënies së regjimit të Husseinit.

Këshilli për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara ka kërkuar sot që të bëhen përpjekje për parandalimin e autokracive të tilla.
XS
SM
MD
LG