Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga viziton zonat e vërshuara nga uji


Gjatë vizitës në zonat e vërshuara nga uji...

Gjatë vizitës në zonat e vërshuara nga uji...

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vizituar të shtunën disa komuna të Kosovës, të cilat janë prekur nga vërshimet e fundit dhe është njoftuar për dëmet e shkaktuara.

Sipas njoftimit të Presidencës, Jahjaga ka qëndruar në Skënderaj dhe Klinë, e shoqëruar edhe nga ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci.

“Fatkeqësitë natyrore janë raste të pashmangshme, të papritura dhe janë gjithsesi edhe më të rënda kur përcillen me fatkeqësi, siç është rasti i Izbicës, ku kemi humbjen e jetës së një vajze. I shprehim ngushëllimet e thella familjes dhe të gjithë banorëve të fshatit Izbicë. Këto janë raste kur ne si institucione, por edhe si qytetarë duhet të tregojmë solidaritetin tonë, t’iu gjendemi afër dhe të ofrojmë gjithë përkrahjen”, ka thënë presidentja para gazetarëve.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG