Ndërlidhjet

Protesta antiqveritare në Ukrainë


Lviv, 16 mars 2013.

Lviv, 16 mars 2013.

Disa mijëra njerëz janë tubuar në Lviv të Ukrainës për të protestuar kundër qeverisë.

Reshjet e dendura të borës kanë penguar tubime të mëdha në qytete të tjera, por jo edhe në Lviv, ku protestuesit i janë përgjigjur në mënyrë masive aksionit të opozitës “Ukrainë zgjohu”.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta të partive opozitare Batkivshchyna, Svoboda dhe UDAR dhe kanë marshuar drejt monumentit të legjendës ukrainase të shekullit 19, poetit Taras Chevchenko.

Grupet opozitare kanë shpresuar për dalje edhe më masive, por bora e dendur ka paralizuar rrugët, duke bërë që Ministria për Situata Emergjente të ngrejë “pika ngrohjeje” për shoferët e bllokuar nga stuhitë.
XS
SM
MD
LG