Ndërlidhjet

Qeveria e Pakistanit kryen mandatin për herë të parë


Kryeministri i Pakistanit, Raja Pervez Ashraf.

Kryeministri i Pakistanit, Raja Pervez Ashraf.

Qeveria civile e Pakistanit ka bërë histori me kompletimin e mandatit të plotë pesëvjeçar.

Kryeministri Raja Pervez Ashraf ka pranuar të metat e qeverisë, por megjithatë ka thënë se përfundimi i mandatit paraqet fitore për demokracinë.

Ushtria pakistaneze ka qeverisur pothuajse për gjysmën e periudhës prejse vendi ka shpallur pavarësinë më 1947, duke bërë tre herë grusht-shtete.

Qeveria tashmë në largim është përballur me një varg problemesh, nisur nga sulmet vdekjeprurëse të militantëve islamikë deri te separatizmi, fatkeqësitë natyrore dhe dështimi i autoriteteve për të siguruar furnizim të rregullt me energji elektrike.

Përveç listës së problemeve të brendshme, qeveria në largim është dashur të luftojë edhe me marrëdhëniet e përkeqësuara me Shtetet e Bashkuara.

Zgjedhjet e reja priten brenda 90 ditësh.
XS
SM
MD
LG