Ndërlidhjet

Xi mban fjalimin e parë si president


Presidenti i ri i Kinës, Xi Jinping.
Presidenti i ri i Kinës, Xi Jinping.
Presidenti i ri i Kinës, Xi Jinping, ka premtuar se lidershipi i tij do të punojë për “një rilindje të madhe të popullit kinez” dhe të “kauzës së socializmit me karakteristika kineze”.

Të dielën, Xi ka mbajtur fjalimin e parë prejse është zgjedhur në krye të shtetit më të populluar në botë, të enjten e kaluar.

Ai i ka thënë Kongresit Popullor se “kina nuk mund të ketë vetëkënaqësi të vogël” nëse “mund të bëjë një jetë më të mirë për 1.3 miliard qytetarët e saj”.

“Ne duhet me vendosmëri të refuzojmë formalizmin, burokratizmin, hedonizmin dhe ekstravagancën dhe të luftojmë me vendosmëri kundër korrupsionit dhe sjelljeve të tjera të këqija”, ka thënë Xi.
XS
SM
MD
LG