Ndërlidhjet

Argjentinasi Del Porto mposht Gjokoviqin


Tenisti serb, Novak Gjokoviq.

Tenisti serb, Novak Gjokoviq.

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, ka shënuar humbje pas më shumë se 20 ndeshjesh.

Kampioni i disa turneve botërore është mposhtur nga argjentinasi Jan Martin del Potro në gjysmëfinalen e turneut “Indian Wells Masters” në Kaliforni.

Kjo ka qenë humbja e parë e Gjokoviqit që nga tetori i kaluar.

Del Potro tani do të përballet me spanjollin Rafael Nadal për të marrë titullin e Indian Wells-it.
XS
SM
MD
LG