Ndërlidhjet

logo-print

I burgosuri shqiptar merr peng gardianët e burgut


Ilustrim

Ilustrim

I burgosuri shqiptar në Greqi, Alket Rizai, po mban peng katër oficerë të burgut, duke përdorur si kërcënim një granatë, të cilën thotë se do ta shpërthejë.

Siç raportojnë mediat në Tiranë, policia ka rrethuar zonën hyrëse të burgut të Malandrinos, ndërkohë që përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë janë duke negociuar me Rizain, i cili kërkon lirimin nga burgu në këmbim të pengjeve.

Vetëm pak kohë më parë, Rizai ka realizuar një arratisje spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë “Koridhalos”, bashkë me shokun e tij grek, Vasilis Paleokostas.

Rizai është arrestuar pak kohë më pas dhe që atëherë qëndron i burgosur në Malandrinos.
XS
SM
MD
LG