Ndërlidhjet

Qipro shtyn diskutimin për marrëveshjen e ndihmës


Ilustrim

Ilustrim

Parlamenti i Qipros ka shtyrë për të hënën seancën e jashtëzakonshme, në të cilën do të diskutohej marrëveshja për ndihma nga kreditorët ndërkombëtarë.

Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë rënë dakord të shtunën që të ndihmojnë bankat e Qipros me 10 miliardë dollarë, por marrveshja ka provokuar zemërim publik, pasi parasheh taksa deri në 10 për qind në depozitat bankare të këtij vendi.

Taksat e propozuara janë 9.9 për qind për depozitat që kalojnë 100,000 euro dhe 6.7 për qind për ato që janë më pak.

Presidenti Nicos Anastasiades ka pranuar se marrëveshja është “e dhimbshme”, por ka thënë se është e nevojshme për të shmangur falimentimin.

Por, opozita dhe kursimtarët, përfshirë shumë joqipriotë, kanë shfaqur tronditje dhe zemërim me propozimin.

Marrëveshja kërkon ratifikimin e parlamentit për të hyrë në fuqi.
XS
SM
MD
LG