Ndërlidhjet

Obama uron Qeverinë e re izraelite


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka uruar Izraelin për formimin e qeverisë së re.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Obama është i interesuar të punojë së afërmi me qeverinë e re, “për të çuar përpara interesat e përbashkët në paqe dhe siguri”.

Obama pritet të udhëtojë në Izrael të mërkurën, për herë të parë në cilësinë e presidentit.

Të shtunën, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar zyrtarisht presidentin Shimon Peres për formimin e koalicionit qeveritar. Ky do të jetë mandati i tretë i Netanyahut si kryeministër.

Izraeli është aletati kryesor i Amerikës në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG