Ndërlidhjet

SHBA/Afganistan: Bisedime për përgjegjësitë e burgut


Hagel dhe Karzai - foto arkivi
Hagel dhe Karzai - foto arkivi
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, dhe presidenti afgan, Hamid Karzai, kanë folur përmes telefonit në lidhje me dorëzimin e një qendre të paraburgimit te forcat afgane.

Pentagoni ka bërë të ditur se Hagel dhe Karzai janë pajtuar që të bëjnë “punë intensive” në javën e ardhshme, në mënyrë që të arrihet marrëvehsje për burgun në bazën ajrore Bagram.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë garanci që të burgosurit, të cilët konsiderohen të rrezikshëm nga komandantët amerikanë, nuk do të lirohen dhe nuk do të kthehen sërish në betejë.

Afganistani, në anën tjetër, thotë se ka nevojë për kontrollimin e plotë të objektit.

Ceremonia e dorëzimit të përgjegjësive, e planifikuar për një javë më parë, është anuluar për shkak se dy palët nuk kanë mundur të pajtohen.

Pentagoni ka thënë se Uashingtoni kërkon një marrëveshje, e cila njeh sovranitetin e Afganistanit dhe u shërben interesave amerikanë dhe afganë të sigurisë.
XS
SM
MD
LG