Ndërlidhjet

logo-print

Nis “gara” për kandidatin presidencial të Republikanëve


Senatori Rand Paul

Senatori Rand Paul

"Lufta" për të zgjedhur të nominuarin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në SHBA, tashmë ka nisur.

Vetëm katër muaj pas rizgjedhjes së presidentit Barack Obama, aktivistët konservatorë kanë mbajtur një sondazh jozyrtar për preferencat e tyre.

Rand Paul, senator nga Kentaki, ka përfunduar i pari, duke fituar 25 për qind të votave të aktivistëve në Konferencën e Veprimit Konservator, pranë Uashingtonit.

Paul, së fundmi, ka thënë se po shqyrton seriozisht fushatën presidenciale.

Ndërkaq, i dyti në këtë sondazh ka dalë senatori nga Florida, Marco Rubio, i cili ka fituar 23 për qind të votave.
XS
SM
MD
LG