Ndërlidhjet

Rusia rikthen praninë në Mesdhe


Ilustrim

Ilustrim

Rusia planifikon të dërgojë një flotë të përhershme të anijeve luftarake në Detin Mesdhe.

Komandanti i marinës ruse, admirali Viktor Chirkov, ka thënë se 5-6 anije nga flota në Detin e Zi, do të vendosen në Mesdhe "për të mbrojtur interesat e Rusisë në rajon".

Moska ka tërhequr prezencën e saj nga Mesdheu pas shërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1992.

Kritikët e rivendosjes së forcës detare ruse në këtë hapësirë, thonë se Rusia nuk ka kapacitet për një operacion të tillë.
XS
SM
MD
LG