Ndërlidhjet

logo-print

Hoxhaj: Drafti i publikuar për veriun nuk ekziston


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Nuk ekziston asnjë draft-marrëveshje e shkruar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në lidhje me rajonalizimin e veriut të Kosovës, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Këto komente, ai i ka bërë në lidhje me një, siç quhet, draft-marrëveshje, të publikuar në mediat serbe dhe të transkriptuar më pas edhe nëpër disa media kosovare.

Hoxhaj ka thënë se një draft-marrëveshje e tillë as që ekziston dhe se Prishtina asnjëherë nuk ka pasur në duart e veta një përmbajtje për një marrëveshje siç është prezantuar aty.

“Të gjitha zgjidhjet për veriun do të jenë përbrenda Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, ka deklaruar Hoxhaj, duke përjashtuar mundësinë e krijimit të një rajoni autonom në veri, siç është prezantuar në shkrimin, që në mediat serbe prezantohet si dokument.
XS
SM
MD
LG