Ndërlidhjet

Sulm në Irak, 9 persona të vrarë


Irak
Irak
Një makinë bombë ka shpërthyer në qytetin Basra të Irakut, duke vrarë së paku nëntë njerëz.

Burimet zyrtare thonë se sulmi në një stacion të autobusëve ka ndodhur menjëherë pas një shpërthimi tjetër në qendër të qytetit, por që nuk ka shkaktuar viktima.

Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Sulmet në Basra janë të rralla krahasuar me zonat e tjera të Irakut, sidomos pjesën qendrore, perëndimore dhe veriore.
XS
SM
MD
LG