Ndërlidhjet

Papa Françesku mban lutjen e parë engjëllore


Papa Françesku

Papa Françesku

Papa Françesku është paraqitur para më shumë se 100,000 njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, për lutjen e tij të parë engjëllore.

Kreu i Kishës Katolike i është drejtuar masës nga dritarja e apartamentit të papatit, i cili qëndron sipër sheshit.

Ndryshe nga tradita, Papa nuk ka lexuar fjalimin e shkruar, por ka folur spontanisht për fuqinë e Zotit për të falur.

Kjo ka qenë lutja e parë engjëllore e Françeskut prejse është zgjedhur në krye të Selisë së Shenjtë, më 13 mars.

Në këtë detyrë, ai pason Benediktin XVI, i cili muajin e kaluar ka hequr dorë nga detyrat e papatit.

Menjëherë pas adresimit të sotëm, Françesku ka bërë cicërimën e parë në Twitter, në cilësinë e papës, duke shkruar:

“Të dashkur miq, ju falënderoj nga zemra dhe ju kërkoj të vazhdoni të luteni për mua. Papa Françesku”.
XS
SM
MD
LG