Ndërlidhjet

Edhe Daçiq mohon “marrëveshjen për veriun”


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se gjoja marrëveshja për asociacionin e komunave serbe në Kosovë, e cila është publikuar nga disa media, “nuk është autentike”.

Ai ka thënë se në tavolinën e bisedimeve në Bruksel nuk ka pasur asnjë dokument apo letër zyratre.

Daçiq u ka thënë gazetarëve se çdo rrëfim për këtë marrëveshje “është absolutisht i pakuptimtë” sepse “ajo nuk ekziston”.

Publikimin e marrëveshjes së pretenduar, Daçiq e ka quajtur “balon provues” dhe ka bërë thirrje që kjo të mos bëhet.

Prishtina zyrtare ka demantuar po ashtu ekzistimin e një marrëveshjeje ndërmjet saj dhe Beogradit, në lidhje me veriun e Kosovës, që është prezantuar të dielën nëpër disa media serbe në Beograd.

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, po diskutojnë aktualisht në lidhje me një asociacion të komunave serbe në Kosovë, në kuadër të bisedimeve që ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian.

Palët kanë mosmarrëveshje rreth kompetencave që do t’i kishte ky organ.
XS
SM
MD
LG