Ndërlidhjet

logo-print

Gjesti nazist dënon përjetësisht futbollistin grek


Ilustrim

Ilustrim

Një futbollisti grek i është ndaluar përjetësisht të luajë për kombëtaren e Greqisë, pasi ka bërë përshëndetje naziste.

Mesfushori Giorgos Katidis ka bërë përshëndetjen derisa ka festuar golin e tij në një ndeshje të shtunën.

Federata e Futbollit të Greqisë e ka cilësuar atë si "provokim të rëndë", i cili "fyen të gjitha viktimat e brutalitetit nazist dhe dëmton karakterin paqësor dhe njerëzor të lojës".

Katidis, 20 vjeç, ka kërkuar falje, duke thënë se nuk ka qenë i vetëdijshëm për domethënien e gjestit.
XS
SM
MD
LG