Ndërlidhjet

Murgu tibetian vetëdigjet në manastir


Murgj tibetianë - foto ilustruese
Murgj tibetianë - foto ilustruese
Një murg budist i Tibetit i ka vënë vetes flakën brenda një manastiri në provincën Sichuan të Kinës.

Radio Azia e Lirë raporton se Lobsang Thokmey, 28 vjeç, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Qeveria në ekzil e Tibetit, me seli në Indi, ka thënë se forcat e sigurisë kanë larguar trupin e murgut nga spitali.

Qysh në vitin 2009, thuhet se janë vetëflijuar mbi 100 tibetianë në shenjë proteste ndaj sundimit të Kinës në Tibet.

Autoritetet kanë bërë përpjekje për të ndaluar këtë lloj proteste, duke arrestuar personat që dyshohen për nxitje të vetëdjegies dhe duke i gjykuar ata për vrasje.
XS
SM
MD
LG