Ndërlidhjet

Lirohet gazetari që “intervistoi” viktimën e përdhunimit


Ilustrim

Ilustrim

Një gazetar i burgosur në Somali, për shkak të intervistimit të një viktime të përdhunimit, është liruar.

Gjykata Supreme ka thënë të dielën se akuzat kundër Abdiaziz Abdinurit janë hedhur poshtë.

Abdinur, 27 vjeç, nuk ka publikuar kurrë intervistën me Luul Ali Soman, e cila thotë se është dhunuar nga forcat e sigurisë.

Të dy ata janë dënuar me nga një vjet burgim në muajin shkurt nën akuzat se “kanë trilluar tregimin”.

Në fillim të këtij muaji, Soman është liruar, ndërsa dënimi i Abdinurit është reduktuar në gjashtë muaj.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se rasti gjyqësor ka pasur për qëllim të hedhë hi mbi abuzimin e shfrenuar seksual të grave nga ana e forcave të sigurisë.

Qeveria e re somaleze, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara, ka ardhur në fuqi vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG