Ndërlidhjet

Van Rompuy do të tërhiqet nga politika


Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy.
Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy.
Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga politika në vitin 2014, kur edhe i përfundon mandati.

“Anëtarë të familjes sime do të jenë në listat zgjedhore në Belgjikë. Ata që duan të votojnë për dikë nga familja Van Rompuy, do ta kenë shansin për ta bërë një gjë të tillë. Në fund të vitit 2014, karriera ime politike do të marrë fund”, ka thënë Van Rompuy për mediat belge.

Ish-kryeministri i Belgjikës dhe antëtari i Partisë së Kristian-Demokratëve dhe Flamanëve është zgjedhur për president të Këshillit të Evropës më 1 janar të vitit 2010, ndërsa mandati i dytë i tij, të cilin e ka fituar më 2012, përfundon më 30 nëntor të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG