Ndërlidhjet

Arrestohen përdhunuesit e turistes zvicerane


Indi, foto arkivi
Indi, foto arkivi
Policia në Indi ka arrestuar pesë persona, të cilët kanë pranuar se kanë përdhunuar një grua zvicerane.

Policia po ashtu ka thënë se hetuesit kanë gjetur një lap-top, telefon celular dhe para, të cilat janë vjedhur nga viktima dhe burri i saj në rajonin Madhya Pradesh të Indisë.

Gruaja 39-vjeçe dhe burri kanë qenë në një shetitje me biçikleta, kur janë sulmuar.

Burri është rrahur dhe lidhur, ndërsa gruaja është dhunuar në praninë e tij, për t'u dërguar më pas në spital.

Ky ka qenë një tjetër incident i profilit të lartë, pas përdhunimit fatal të një studenteje 23-vjeçe, dhjetorin e kaluar, në Nju Delhi.
XS
SM
MD
LG