Ndërlidhjet

logo-print

Protesta kundër ndryshimeve kushtetuese në Hungari


Budapest - foto arkivi

Budapest - foto arkivi

Rreth 3,000 njerëz kanë protestuar të dielën në qendër të Budapestit kundër ndryshimeve të fundit në Kushtetutën e Hungarisë.

Protestuesit kanë mbajtur flamuj të Bashkimit Evropian dhe opozitës, si dhe parulla kundër kryeministrit Viktor Orban.

Parlamenti ka kaluar ndryshimet kushtetuese më 11 mars, me gjithë kundërshtimet e brendshme dhe shqetësimet ndërkombëtare.

Kritikët thonë se ndryshimet e bëra, të cilat mbështeten nga Partia Fidez e Orbanit, mund të çojnë në rregulla kufizuese sa i përket arsimit të lartë, të pastrehëve, ligjit zgjedhor dhe ligjit familjar.

Orban thotë se nuk ka prova për ndonjë shkelje të rregullave të BE-së.
XS
SM
MD
LG