Ndërlidhjet

Putin: Taksat për Qipron, të rrezikshme


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se propozimi që detyron depozituesit në bankat e Qipros të ndihmojnë në financimin e paketës së ndihmës për këtë vend “është i padrejtë, joprofesional dhe i rrezikshëm”.

Zëdhënësi presidencial, Dmitry Peskov, ka thënë se Putin i ka bërë këto komente në një takim të posaçëm, ku është diskutuar situata në Qipron e goditur nga borxhet.

Sipas agjencisë së vlerësimit Moody’s, bankat dhe kompanitë ruse kanë pasur më shumë se 30 miliardë dollarë në bankat e Qipros në fund të vitit të kaluar.

Parlamenti i Qipros pritet të votojë sot për propozimin, i cili është bërë publik të shtunën nga liderët qipriotë dhe huadhënësit ndërkombëtarë.

Propozimi u bën thirrje depozituesve që të paguajnë deri në 10 për qind taksa në kursimet e tyre, varësisht nga shuma.
XS
SM
MD
LG