Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohen gjykatat në Pakistan


Pakistan Map Port of Gwadar

Pakistan Map Port of Gwadar

Së paku dy njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulm i militantëve pranë kompleksit të gjykatave në Peshauar të Pakistanit.

Burimet zyrtare thonë se së paku një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët, por besohet se disa militantë të tjerë kanë marrë pengje brenda gjykatës.

Forca të shtuara të sigurisë kanë rrethuar kompleksin. Detaje të tjera nga incidenti nuk kanë qenë në dispozicion.
XS
SM
MD
LG