Ndërlidhjet

Qipro shtyn sërish votimin për taksat


Nikozi, Qipro
Nikozi, Qipro
Parlamenti i Qipros ka shtyrë votimin për propozimin që detyron depozituesit në bankat e Qipros të ndihmojnë në financimin e paketës së ndihmës për këtë vend.

Votimi tani pritet të mbahet të martën.

Propozimi i huadhënësve ndërkombëtarë u bën thirrje depozituesve që të paguajnë deri në 10 për qind taksa në kursimet e tyre, në këmbim të ndihmës prej 10 miliardë dollarësh.

Ai ka shkaktuar zemërim në mesin e qipriotëve, disa prej të cilëve e kanë quajtur vjedhje.

Zemërim ka shkaktuar edhe në Rusi, pasi shumë banka, kompani dhe individë rusë kanë depozituar të hollat e tyre në bankat e Qipros.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se propozimi është "i padrejtë, joprofesional dhe i rrezikshëm".

Për të hyrë në fuqi, propozimi duhet të ratifikohet nga Parlamenti i Qipros. Ky i fundit është dashur të votojë për të edhe të dielën.
XS
SM
MD
LG