Ndërlidhjet

Sulm pranë pallatit presidencial në Somali


Mogadishu, 18 mars 2013.
Mogadishu, 18 mars 2013.
Një makinë bombë ka shpërthyer pranë pallatit presidencial në Mogadishu të Somalisë, duke vrarë disa njerëz.

Burimet zyrtare thonë se së paku tetë njerëz janë vrarë në sulm, shumica nga ta në një autobus publik, i cili ka kaluar pranë vendit të ngjarjes.

Nuk është ende e qartë se kush qëndron prapa sulmit.

Siguria në Mogadishu, megjithatë, është përmirësuar prejse ushtria ka dëbuar rebelët islamikë, të lidhur me Al Kaidën, në gusht të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG